Hamami – një banjo ideale avulli për të luftuar kundër stresit!

0
19

Pas një aktiviteti sportiv apo një dite të vështirë, zhytuni në një banjo avujsh dhe do të ndjeheni të rinuar.

Hamamet u shfaqën për herë të parë në periudhën romake dhe më vonë u morën nga Turqit, pasi ato u përgjigjeshin për më së miri kërkesave për pastrim që u imponoheshin myslimanëve përpara lutjeve.

Çfarë është hamami?

Është një banjo avulli. Ndryshe nga sauna, përqindja e lagështisë së hamamit është 100%. Për më tepër, ai shoqërohet shpeshherë edhe me një banjo të akullt. Temperatura e hamamit mund të arrijë deri në 50°C.

Të mirat e hamamit

Herë-herë i rekomanduar edhe nga mjekët, hamami bën të mundur që të hapen poret e lëkurës suaj sikurse edhe të eliminohen bakteret dhe toksina. Për më tepër, ai çliron sinuset dhe rrugët e hundës, qetëson dhimbjet muskulore si dhe lehtëson frymëmarrjen. Natyrisht që hamami nuk kuron gripin, por ndikon në qetësimin e simptomave të tij.

Çfarë efektesh ka hamami ndaj stresit?

Nuk ka më mirë se hamami për t’u relaksuar. Avujt mund të njomen me vajra esenciale, gjë që ka efekte shumë të mira tek ju. Pas një aktiviteti sportiv apo një dite të vështirë, zhytuni në një banjo avujsh dhe do të ndjeheni të rinuar.
Personat që vuajnë nga hipertensioni duhet të tregohen të kujdesshëm, të konsultohen me mjekun përpara se të shkojnë në hamam./living//

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here