Për përgatitjen e gjellës Gulash Ala Suska për 4 persona ju duhen:

PRODUKTET

  • 400gr Tul prej mishit të lopës
  • Pulendër
  • Qepë
  • Hudhër
  • Rozmarinë
  • Salcë Domatesh
  • Spec Djegës
  • Gjalpë
  • 2dl birrë
  • 1/2 litër ujë
  • Vaj për ushqim
  • Majdanoz
  • Kripë dhe Piper

 

Koha e nevojshme për përgatitjen e kësaj gjelle është 30-40 minuta!

Hapi i Parë: Vendosni një tenxhere mbi zjarr. Në të shtoni kripë sipas shijes dhe vendosni gjalpin që të shkrihet. Mbi gjalpë derdhni afër 200gr pulendër dhe përzieni vazhdimisht deri në fitim e një mase të trashë. Mbi pulendër derdhni majdanozin, pasi këtë ta keni grimcuar në pjesë të imëta.

Hapi i Dytë: Në zjarr vendosni një tavë me vaj dhe sipër saj për fërgim derdhni një kokë qepe të imtësuar. Sipër qepës vendosni gjysmën e specit djegës të imtësuar, shtoni kripë dhe përzieni.

Hapi i Tretë: Tulin e mishit të lopës, priteni në copë të madhësisë së mesme dhe vendosni mbi tavën me qepë. Hidhni kripë dhe piper të zi sipas shijes. Pas një kohë të zierjes kësaj mase i shtoni salcën e domateve, pak rozmarinë dhe birrën. Lëreni për një kohë mbi zjarr dhe shtoni edhe hudhra të imtësuara dhe majdanoz të imtësuar.

Hapi i Katërt: Pasi pulendra është ftohur, merrni një pehar të cilën e zbusni në vaj të nxehur dhe me të cilin do largoni pulendrën nga tenxherja. Falë peharit ju do fitoni një pulendër në formë të gjysmë-topit dhe vendosni në pjatë për servim.

Dekorimi: Pulendrën në formë gjysmë-topi në pjatën për servim e shtypim sipër me pehar. Sipër saj dhe anash në pjatë, derdhim masën e fituar me qepë e tul të mishit të lopës. Sipër pulendrës për dekorim vendosni edhe një degë të vogël majdanozi.

SHPËRNDAJE
ParaMish i Pjekur i Mbështjellë në mënyrë solemne
PasMakarona me Proshutë
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here