Guarana, bimë e fuqishme me veprim të pabesueshëm

0
13

Syri i Amazonës, siç quhet lulja e bimës guarana, është ilaç efikas për shumë probleme shëndetësore

Guarana është shkurre apo dru i ulët që rritet në malet e Brazilit dhe të Venezuelës. Farërat e kësaj bime janë stimulues i shkëlqyeshëm i sistemit nervor, madje 2,5 herë më i fuqishëm sesa përmbajtja e kafeinës së kafesë së fortë.

Që nga kohët e lashta popujt e Amerikës Jugore përtypin farat e guaranës si nxitje energjike, ndërkaq edhe sot përdoret për ngritjen e energjisë së metabolizmit, për performancë më të mirë dhe për eliminimin e apetitit.

Indigjenët brazilianë guaranën e konsumojnë në doza të vogla që nga fëmijëria, bashkë me qumështin e nënës, andaj ajo është pjesë e ushqimit të tyre. Jetëgjatësinë e tyre e lidhin me guaranën, të cilën e quajnë “eliksir i jetëgjatësisë”.

Indigjenët thonë që guarana “është ushqim dhe ilaç që njerëzit i bën më të fuqishëm dhe më rezistues deri në moshën e shtyrë, ndërkaq femrave ua bën lëkurën të butë, pa rrudha dhe pa celulit”.

Farërat e dyllit të guaranës përdoren në formë pluhuri, ekstrakti alkoolik, kapsulave, tabletave, shurupeve dhe çajeve me një sërë efektesh pozitive ndaj shëndetit.

Cilësitë shëruese të guaranës

Guarana përmban fitokimikalie si p.sh. teobromin, saponin, taninin dhe katehinin. Fitokimikaliet janë antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në pengimin, ngadalësimin dhe ndalimin e shumë sëmundjeve. Teobromini i guaranës është përbërës i cili ndihmon gjatë djegies së yndyrës, andaj guaranën do ta gjeni në shumë preparate për dobësim dhe heqje të celulitit.

Guarana vepron edhe si tonik dhe si mjet për pastrimin e zorrëve, me ç’rast mund të zvogëlojë simptomat e çrregullimeve inflamatore të zorrëve.

Shërben edhe si diretik, për shërimin e infeksioneve të sistemit të urinës, diarresë, menstruacioneve të dhembshme dhe dhembjes së kokës.

Guarana qetëson muskujt e lëmuar bronikatal, zvogëlon ankthin, mbron neuronet dhe ndikon pozitivisht në dëshirën seksuale te të dy gjinitë.

Mjekët i rekomandojnë preparatet nga guarana për preventivën e shfaqjes së ngjizjes së gjakut.

Kjo bimë shërben edhe si stimulues i zemrës dhe u ndihmon personave me presion të ulët të gjakut.

Ekspertët kësaj bime ia përshkruajnë edhe preventivën e karcinomës.

Veprimet shëruese të guaranës:

– shton vigjilencën dhe përqendrimin,
– furnizon trupin,
– zvogëlon lodhjen dhe tendosjen,
– shton nivelin e energjisë,
– ndihmon në dobësim,
– zbut dhembjen e kokës dhe migrenën,
– ndihmon te rasti i presionit të ulët të gjakut,
– shton libidonë,
-pastron zorrët,
– mbron organizmin nga shumë sëmundje.

Guarana është më e popullarizuara për shkak të cilësive të saj stimuluese. Për këtë shkak shpesh përdoret në pijet energjike dhe vitaminoze dhe në mjetet për nxitjen e humbjes së tepricës së kilogramëve.

Si stimulues natyral, guarana u rekomandohet personave të cilët kanë stres dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të arrijnë maksimumin kur kanë më së shumti nevojë.

Përdoret për përmirësimin e funksioneve kognitive dhe për performancat e sportistëve.

Guarana dhe kafeina

Veprimi i guaranës lidhet edhe me veprimin e kafeinës. Në të vërtetë, guarana përmban midis tre dhe shtatë për qind kafeinë, gjë është dukshëm më tepër se kafeja e cila në vete përmban njërën prej dy për qind të kafeinës.

Kafeina nga guarana stimulon sistemin qendror nervor, ul apetitin dhe zbut lodhjen mendore dhe fizike. Mirëpo, për dallim nga kafeina e kafesë apo çajit, guarana nuk shkakton efekte negative, siç janë rrahja e fuqishme e zemrës apo pulsi i shpejtuar.

Kafeina nga guarana lirohet dukshëm më ngadalë andaj veprimi i saj stimulues është më i gjatë dhe mund të jetë rreth gjashtë orë. Përveç kësaj, guarana nuk përmban materie plotësuese shqetësuese, siç është furfuroli, i cili është i pranishëm në kafe.

Vërejtje: Personat të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut duhet ta konsumojnë guaranën me kujdes. Mos e përdorni guaranën në orët e pasdites apo të mbrëmjes, sepse mund të shkaktojë pagjumësinë.

Madje, as me stimuluesit natyralë nuk duhet tepruar. Përdoreni vetëm kur vërtet është e domosdoshme.

/Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here