Gratë në karrierë, ja 10 gabime që duhen evituar

0
606

Analistja e njohur amerikane Carol Kinsey, e njohur edhe si profete e “profilit të dobët”, në librin e saj “The silent Language of leaders” ka shpjeguar domethënien e “gjuhës së trupit”, shumë e nevojshme sipas saj, për gratë që ndodhën në fillim të karrieres së tyre.

Ja disa prej këshillave të saj:

1. Mos e perkulni shumë kokën ndërsa jeni duke dëgjuar, ndryshe do të dukeni shumë aprovuese, me shumë seç duhet.
2. Mos buzëqeshni shumë, në një rast të tillë do të vini në pikëpyetje besueshmerinë tuaj.
3. Mos aprovoni me kokë, pasi në këtë rast, bashkëbiseduesit do t’a marrin si një aprovim instiktiv dhe pa pergjegjësi.
4. Mos i formuloni fjalitë duke i përfunduar ato me pikëpyetje. Në këtë rast vetëm se do të tregoni pasigurinë tuaj, ose sikur jeni duke pritur një aprovim.
5. Mos bëni rolin e një vajze. Gratë e matura shpesh herë lëvizin vetëm me flokët dhe arturinat e tyre në dorë apo qafë.
6. Qëndroni sa më të lira. Qëndrimi këmbë mbi këmbë dhe duar të kryqëzuara e pengojnë bashkëbisedimin.
7. Mos prit radhën për të folur. Edhe vetë Madeleine Albright, këshillonte gratë që të mësonin të ndërprisnin bashkëbisedimin.
8. Shtrëngoni mirë dorën e bashkëbiseduesit, ndryshe do të duket si një lloj dobësie.
9. Mos shfaq emocione.
10. Mos e përdor flirtin si armë. /ikub/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here