GRAND WEDDING KOSOVA – Panairi i Dasmave III

0
656

Grand Wedding Kosova-Panairi i dasmave këtë vit do të  i organizohet për herë të tretë në datat 19-20Mars në Hotel Emerald, Prishtinë.

GRANDdecor do të dhurojë një dekor për ditëlindje për një fëmijë. Prandaj të gjithë nënat që do të vizitojnë panairin mund të bëhen pjesë e lojës shpërblyese duke plotësuar një kupon me emrin e fëmijës dhe datën e lindjes.

granddekorRreth GRANDdecor

GRANDdecor është kompania e parë e dekorit dhe organizimeve në Kosovë. Me një përvojë 16 vjeçare, GRANDdecor ofron shërbimet më cilësore dhe idetë më kreative në vend. GRANDdecor është përralla dhe ëndrra e çifteve të reja, e cila bëhet realitet. Ne realizojmë gjithçka që e bënë të paharrueshme ditën që ju thoni “PO”.

 

10668850_855456831151656_9092733219914635519_oMisioni

Misioni ynë është që dita e dasmës tuaj të jetë e përkryer prej fillimit të dasmës e deri në mbarim,andaj ne kujdesemi për çdo detaj qoftë edhe shumë i vogël duke filluar nga pronotimi i sallës ku mbahet dasma, ftesat, dekori i ambientit, lulet natyrale, dhurata për mysafirë e shumë ide të tjera.

Dekorimet

Dekorimet që realizon GRANDdecor janë të ndryshme dhe interesante duke pasur diçka për çdokënd. Nëse nuk kemi atë që iu nevojitet, ne do t’ua sigurojmë atë në vendin tuaj! Ne do t’iu ndihmojmë me dekorim dhe aranzhim të luleve ashtu që efekti final të realizohet për mrekulli. Kjo padiskutim është mënyra më e mirë që të gjitha ngjyrat e llojet e elementeve dekorative të përshtaten plotësisht.11951245_1019206228110048_4803298046151540701_n

GRANDdecor është e njohur për shërbimin e shkëlqyer, dekorin unik dhe çmime korrekte. Per t’i parë më detajisht, shikoni produktet dhe shërbimet tona. Vizitoni webfaqen e GRANDdecor për tu njohur me produktet dhe gjithçka ju duhet për ditët tuaja më të rëndësishme: www.granddecor-ks.com

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here