Gjellë me mish viçi dhe bizele

0
1

Ka një mijë mënyra sesi të përgatisni mishin dhe të provoni çdo herë një shije ndryshe. Kombinimi i mishit të viçit me bizele është një recetë e veçantë dhe e ushqyeshme për të gjithë familjen tuaj.

Njihuni me recetën e përgatitjes së saj:

Përbërësit:

  • 800 gr mish viçi
  • 500 gr bizele
  • 250 ml lëng mishi
  • 3 lugë gjelle miell
  • 1 qepë
  • 1 karotë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:

  • Në një tenxhere në të cilën keni hedhur vajin e ullirit, shtoni karotën dhe qepën e prerë në kubikë të vegjël.
  • Kaurdisini për disa minuta në temperaturë mesatare.
  • Prijeni mishin në copa mesatare, kalojini copat në miell dhe hidhini ato në tigan. Kaurdisini së bashku me qepën dhe karotën për disa minuta.
  • Shuajeni më pas mishin me verë të bardhë.
  • Hidhni në të lëngun e mishit, kripën dhe piperin e zi dhe lëreni të ziejë për rreth 40 minuta.
  • Pas kësaj, shtoni në tenxhere edhe bizelet dhe lërini të ziejnë edhe për 10 minuta të tjera.
  • Më pas, largojeni nga zjarri dhe është gati për t’u servirur.
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here