Gemma Atkinson tregon për dietat strikte që mban

0
12

Atkinson e cila është një prej garueseve në programin televiziv të vallëzimit, Strictly, ka folur për dietat dhe ushtrimet strikte të cilat mban

Ajo konsiderohet si fituesja potenciale e programit i cili pritet të fillojë të shfaqet muajin tjetër.Gemma-Atkinson-taut-stomach

Atkinson ka thënë se nuk i lejohet alkooli, dhe se ka një trajner personal në dispozicionin e saj 24 orë.

Trajneri i saj personal ka bërë të ditur se ajo punon shumë dhe se nuk dorëzohet lehtë. Gemma shihet se ka transformuar krejtësisht trupin e saj, dhe se këtë e arriti për vetëm 12 javë më një regjim strikt.

Ai gjithashtu tha se kur të fillojnë provat për programin Strictly, ajo do të ushtrojë në palestër, dhe pavarësisht kësaj edhe 6 orë brenda ditës me partnerin e saj të vallëzimit për 5 ditë radhazi gjatë javës.

Aktorja ka thënë se ndjenja e të qenurit në formë dhe atletike është ajo që e motivon më se shumti dhe se nuk do të ndalet asnjëherë me këtë regjim.
//21media/

Komento