Fakte interesante për lulen e Krishtlindjeve

0
15

E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjeve është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima. Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origjinën), dhe në Guatemalë, Poinsettias mori emrin si “La Flor de la Nochebuena” (Lulja e natës së Shenjtë apo Lulja e Krishtlindjeve).

Po në Spanjë, Poinsettia ka një emër dhe një sezon tjetër pushimesh. Ajo është e njohur edhe si “Flor de Pascua”, “lulja e Pashkëve”. Shumë fakte interesante janë zbuluar nga botanistët për efektet e saj, por këtu janë të renditura disa të dhëna që mund të mos i keni ditur për të.

1. Poinsettias e ka marrë emrin nga botanisti Joel Roberts Poinsett, i cili e zbuloi bimën për herë të parë në 1828. Pasi e zbuloi në jug të Meksikës, ai ndërtoi uzinën për transportin dhe përpunimin e saj në shtëpinë e tij në Charleston, Karolinën e Jugut.

2. Një fakt tjetër interesant që bie në sy është që gjethet e lulet e saj duken si jo origjinale, ose të nxitura me kimikate për formën e tyre gati perfekte, por që nga fillimet e saj, Poinsettia ka qenë e njohur për formën e gjetheve që shpesh quheshin edhe si flakë, për shkak të ngjyrës së kuqe.

3. Joel Roberts Poinsett e futi për herë të parë Poinsettia-n në Shtetet e Bashkuara nga Meksika. Poinsett ishte një mjek botanist, i cili më vonë u shpall edhe i pari Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Meksikë.

4. Në Meksikë Poinsettia është një shkurre shumëvjeçare që rritet deri në 10-15 m lartësi.

5. Në të gjithë botën, sot numërohet më shumë se 100 lloje të Poinsettia-s, kryesisht nisur edhe nga ngjyrat e tyre, por tradicionalja është e kuqja. Po ashtu Poinsettias mund të jenë edhe rozë, të bardha, vishnjë etj.

6. 12 dhjetori është e njohur edhe si Dita e Poinsettia-s, e cila shënon edhe vdekjen e Joel Roberts Poinsett, në vitin 1851.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here