Për përgatitjen e gjellës File Viçi “Imperial” për 4 persona ju duhen:

infosite_format_logo

  • 800gr mish Viçi
  • 300gr Sallam
  • 100gr Tranguj turshi
  • 200gr Shtalpë
  • Majdanoz
  • 200gr Bizele
  • 400gr copë Karotë
  • 120gr Oriz i zier
  • 800gr copë patate
  • 200gr Misër
  • ½ kg Sos Espanjol
  • Vaj
  • Kripë dhe Piper i zi

 

Koha e duhur për përgatitje e këtij specialiteti është 30 minuta!

Hapi i Parë: Mishin e viçit priteni në 4 pjesë të barabarta. Shtriheni në skarë me vaj të cilën e keni nxehur më herët në furrë. Mishit i hidhni pak kripë dhe e leni të piqet.

Hapi i Dytë: Prisni trangujt dhe sallamin në formë shiriti. Së bashku fërgoni mbi zjarr në një tavë të nxehur me vaj. Mbi këtë masë shtoni sosin espanjol dhe piper të zi. Kësaj mase i shtoni edhe shtalpën dhe përzini të gjitha së bashku.

Dekorimi: Në pjatën për servim vendosni orizin e zier, pastaj copat e karotave, copat e patateve, bizelet dhe misrin .Sipër orizit vendosni mishin e pjekur të viçit dhe sipër tërë pjatës derdhni përmbajtën e fituar në tavë nga trangujt, sallami dhe përbërësit e tjerë.

SHPËRNDAJE
ParaBërxollë Pule e Shijshme
PasAkullore Parfe
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here