Muffins me rozmarinë për mëngjes

0
12

Midis variacioneve të shumta për vaktin e mëngjesit, këto muffins mund të ishin  një alternativë shumë e mirë. Të shijshëm dhe mbi të gjitha të lehtë në përgatitje.

Përbërësit:

  • ¾ gotë rrush i thatë
  • 1 vezë
  • 2 gota miell
  • 2 lugë gjelle rozmarinë e freskët
  • 2/3 gotë djathë çedar
  • 2/3 gota qumësht
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji piper
  • ¼ lugë çaji trumzë

Përgatitja:

Së pari ngrohni furrën në temperaturën 200 gradë Celcius. Lyeni format e muffins me pak yndyrë dhe lërini mënjanë për t’i përdorur më vonë.

Zhysni rrushin e thatë në një enë me pak ujë të nxehtë dhe lërini për 10 minuta.

Në një tas të madh shtoni vezën dhe rriheni me një pirun. Shtoni më pas të gjithë ingredientët e tjerë dhe rrushin e thatë të cilin e keni kulluar. Përziejini mirë dhe mbushni me masën e brumit format e muffins.

Piqini për 17-19 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe.

/Shije//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here