Fasulet e kuqe ngadalësojnë plakjen

0
38

Fasulet e kuqe qëndrojnë në majat e listës së ushqimeve më të pasura në antioksidues.

Të pasura në proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përbërës të tjerë, fasulet e kuqe përbëjnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë.

Ato dallohen për veti të shumta që kontribuojnë në shëndet, mes tyre edhe mbrojtjen e zemrës, ku konsumi i lartë i fasuleve mund të ulë rrezikun kardiak deri në 80%.

Fasulja e kuqe ka forcë të jashtëzakonshme antioksiduese, duke neutralizuar kështu fuqishëm gjithë substancat kanceroze që shkaktohen nga stresi oksidues, intoksikimi dhe plakja.red-kidney-beansPo ashtu, fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak, pasi shkaku i fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojnë që metabolizmi të kalojë gradualisht në gjak.

Në këtë mënyrë kontrollohen dhe nepsi dhe uria e tepruar. Po ashtu, janë burim i shkëlqyer proteinash të cilat vijnë në formën më të lehtë, pa yndyrë dhe kolesterol.

Kombinimi i tyre me misra ose oriz ofron proteinë të kompletuar, e cila mund të zëvendësojë proteinat shtazore. Prandaj kohë pas kohe përfshijeni në ushqimin tuaj edhe fasulen e kuqe. /zeri/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here