Fasule pllaqi të furrës – Shija e ngrohtë e tryezës Shqiptare!

0
22

Pa dyshim fasulet mbeten ndër gjellët më të preferuara të shqiptarëve.

Sidomos tani të dimër, një pjatë e ngrohtë me fasule, e shoqëruar me më të mirat e zahireve shqiptare, pastërma apo turshi të ndryshme, do të kënaqte oreksin e kujtdo me shijen e saj të plotë.

Kjo tavë tipike e kuzhinës tradicionale shqiptare mund të jetë një alternativë shumë e mirë gatimi edhe për këto ditë festash.

Ky gatim special mund të serviret në tryezë edhe në formën e sallatës për të shoqëruar gatimet e tjera tradicionale siç janë mishrat e ndryshëm, byrekët etj

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së fasuleve pllaqi në furrë, një mënyrë fantastike për t’i shijuar me familjen në këto ditë të ftohta dimri.

Përgatitja e Fasuleve Pllaqi në Tavë

Përbërësit

(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona)

Përgatitja

Për këtë gatim perferohen fasule kokërrmëdha ose pllaqi.

Si fillim fasulet pastrohen me ujë të rrjedhshëm pastrohen dhe hidhen në një tenxhere kur lihen që të zjejnë.

Sapo të nisin të vlojnë. U derdhet uji dhe u hidhet ujë i nxehtë.

Gjatë kësaj kohe, grijmë qepët, karrotat, si dhe pak nenxhik të prerë hollë.

Gjysmën e perimeve të grira, erzat si dhe pak vaj ulliri i shtojmë në tenxheren ku po zjejnë fasulet. Kujdesemi që fasuleve të mos u prishet forma dhe të mbeten me pak lëng.

Në vjim i shtrojmë në një tepsi  dhe përgatisim salcën.

Kavërdisim në vaj ulliri pjesën tjetër të qepëve dhe karrotave derisa të zbuten. Në vijim, shtojmë spec të kuq, salcë domatesh, hudhra të grira dhe i kavërdisim derisa volumi i tyre të bjerë.

Salca e përgatitur u hidhet fasuleve sipër në tavë, të cilën më pas e fusim në furrën e parangrohur të piqet për 20 minuta.

Tava duhet të dalë e thatë, pa lëng dhe kokrrat e fasuleve duhet të jenë të plota.

Në fund i hidhet nenexhik i freskët i grirë hollë./AgroWeb.org

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here