Jeta në fshat mundëson shëndet më të mirë për fëmijët

0
12

Rritja në fermë apo në fshat mund t’i mbrojë fëmijët nga astma dhe alergjitë e ndryshme, kanë gjetur hulumtuesit.

Hulumtimi ka zbuluar se rritja në një fermë mund të jetë esenciale për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve.

Gjetjet e fundit ndihmojnë në mbështetjen e ‘hipotezës së higjienës’ – që shtëpitë tona e ndalojnë sistemin imun të funksionojë siç duhet.

Hulumtimi lidhet gjithashtu me gjetjet e tjera që thonë se fëmijët të cilët rriten në fshat me kafshë shtëpiake kanë gjithashtu aftësi më të mëdha trupore për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe alergjitë.

Shkencëtarët belgë, danez dhe francez duke studiuar minjtë në laborator kanë gjetur se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj një natyre të tillë – siç është në ferma ku ka kafshë, i mbron fëmijët nga alergjitë.

Efekti mbrojtës u zbulua se ishte për shkak të proteinës A20, e cila prodhohet në mushkëri pas kontaktit me pluhurin e fshatit apo fermës dhe parandalon inflamacionin.

Inflamacioni i frymëmarrjes bën që fëmijët të cilët kanë astmë të kenë vështirësi në frymëmarrje. Elementi kyç mbrojtës që është gjetur në fshatra dhe ferma – endotoksini, është treguar gjithashtu se i mbron fëmijët nga alergjitë e ndryshme.

/Dardaniapost/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here