Ëmbëlsirë me vishnje

0
1

Përbërësit:

  • 5 vezë
  • 2 kavanoza komposto vishnjash
  • 2 decilitra jogurt
  • 5 lugë miell
  • 10 lugë sheqer
  • 1 Pluhur pjekje
  • 2 lugë kakao
  • 500 gr gjizë
  • 5 decilitra shtalpe e embel
  • 3 sheqer vanilje
  • 2 glazura te kuqe per embelsira

Hapat e përgatitjes:

Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë, të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë, vishnjave u kullohet lëngu.

Në një enë tunden të verdhtë e vezëve, jogurti, 5 lugë sheqer, mielli dhe pluhuri për pjekje.

Shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve, përzihet ngadalë dhe ndahet në dy pjesë, në pjesën e parë shtohet kakao.

Në tavën drejtkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet në të gjysma e materalit të verdhë për padishpanjë dhe futet në furrë për t’u pjekur pak.

Pastaj hiqet nga furra, derdhen përmbi të gjysma e vishnjave dhe përmbi vishnja, derdhet përzierja me kakao. Kthehët sërish në furrë dhe piqet derisa të skuqet, padishpanja e pjekur spërkatet me gjysmën e lëngut të vishnjave.

Në një enë tundet gjiza, 3 lugë sheqer dhe sheqer vanilja, të gjitha përzihen mirë, shtalpa e ëmbël tundet mirë, derisa të fitohet një shkumë të trashë.

Pastaj ajo i shtohet përzierjës nga gjiza, të gjitha përzihen ngadalë.

Padishpanja lyhet me kremin e përgatitur, e pastaj rrafshohet mirë, përmbi krem renditen vishnjat e mbetura.

Në enë të veçantë bashkohen 2,5 decilitra të lëngut të vishnjave dhe 2,5 decilitra ujë, shtohen 2 lugë sheqer dhe glazura për ëmbëlsira, kjo përzierje nxehet deri në pikën e vlimit e pastaj derdhet përmbi vishnja.

//kuzhinashqiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here