Ekspertët ngrenë alarmin: Tek të rinjtë, miopia ka arritur në nivele alarmante

0
25

Gjatë dekadave të fundit, është shtuar në nivele alarmante numri i personave të cilët kanë probleme me shikimin. Për fat të keq, ekspertët kanë dhënë lajme aspak të mira, duke konfirmuar se miopia po bëhet gjithnjë e më e zakonshme.

Ajo ka arritur nivele epidemike në Azinë Lindore, Singapor, Tajvan, Korenë e Jugut, ku afro 90% e 18-vjeçarëve tani janë dritëshkurtër.

Në Evropë, 40% deri në 50% e të rinjve në moshën 20-vjeçare, janë miop.

Okulistët në spitalin e syve në Londër, thonë se mungesa e dritës natyrore është problemi kryesor. Fëmijët që studiojnë shumë dhe që përdorin kompjuterë ose smartfonë, kanë shumë më pak mundësi për të qëndruar jashtë dhe janë më pak të ekspozuar ndaj diellit.

Për shkak të kësaj, ata rrezikohen të preken nga zhvillimi i dritës së shkurtër, ose miopia”. Për të shpëtuar një herë e mirë nga kjo problematikë, ekspertët nuk kanë nguruar që edhe të japin disa këshilla bazike. Ata ju drejtohen prindërve që të inkurajojnë të rinjtë, për të kaluar më shumë kohë jashtë në dritën e diellit.

//konica/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here