Ekspertët: Përpjekja për të qëndruar ftohtë po e bën botën më të nxehtë

0
23

Sistemet e ajrit të kondicionuar që mbajmë në shtëpi, zyra apo dyqane për t’u freskuar në ditët e nxehta janë duke u rritur me shpejtësi në të gjithë botën.

E gjithë energjia shtesë që ata përdorin do të përkeqësojë ndryshimet klimatike.

Bota po bëhet gjithnjë e më e nxehtë , bazuar në 16-17 vitet e fundit të cilat sipas klimatologëve janë regjistruar si më të nxehtat. Ndaj nuk është çudi që kërkesa për sisteme kondicionimi po rritet.

Sipas ekspertëve ka të ngjarë që energjia që ata konsumojnë të trefishohet deri në vitin 2050-të. Kjo do të thotë se deri në vitin 2050, kondicionerët e botës do të përdorin kapacitetin aktual të energjisë elektrike të SHBA, Bashkimit Evropian dhe Japonisë.

Sipas BBC shkencëtarët dhe kompanitë e teknologjisë po përpiqen të bëjnë sistemet e ftohjes më efikase.

Studiuesit në Universitetin Stanford, për shembull, kanë zhvilluar një sistem që përdor një material të hollë, shumë reflektues, që rrezaton ngrohjen në rrezet e diellit.

Sipas BBC studiuesit po ashtu kanë ngritur sisteme ftohje në përpjekje për të komercializuar teknologjinë, risi që pritet të përmirësojnë efikasitetin e ftohjes nga 30% deri në 50%.

//lapsi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here