Omëletë franceze pa qenë e nevojshme të shkoni deri në Francë

0
47

Jeni zgjuar me dëshirën për të shijuar një mëngjes alla francez? 

Të mbushura me djathë dhe proshutë, për më tepër të ngrohta, omëletat franceze janë ideale për një mëngjes të shëndetshëm.

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle ujë
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1/4 gotë djathë
  • 1/4 gotë proshutë

Përgatitja: 

  1. Përzieni vezët, ujin, kripën dhe piperin e zi në një enë të vogël.
  2. Prisni në copa të vogla djathin dhe proshutën.
  3. Ndërkohë, në një tigan shtoni gjalpin dhe vendoseni në zjarr të shkrijë në temperaturë mesatare.
  4. Shtoni në të masën e përgatitur me vezë dhe lëvizni ngadalë skajet e omëletës, në mënyrë që vezët e pagatuara të prekin sipërfaqen e nxehtë.
  5. Në gjysmën e vezëve shtoni masën me djathë dhe proshutë. Më pas, paloseni omëletën, dhe vendoseni në pjatë me kujdes. Ju bëftë mirë!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here