Pse gjyshërit tuaj nuk kanë pasur alergji ushqimore ndërsa ju keni?

0
14

A kanë patur  gjyshërit tuaj alergji nga ushqimet?

Gjyshërit e mi nuk kanë patur asnjëherë. Nga brezi në brez vëmë re që po shtohen rastet nga alergjitë ushqimore.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2013 nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, alergjitë ushqimore në mesin e fëmijëve u rritën përafërsisht 50% midis 1997 dhe 2011.
Edhe pse mund të thuhet se alergjia nga ushqimi ose testimi i ndjeshmërisë së ushqimit nuk ishin shumë në fokus sepse rastet ishin të rralla,  sot vëmë re një rritje të ndjeshme të rasteve të dokumentuara të alergjive ushqimore.pros-cons-babysitting-family-member

Por cilat mund të jenë disa nga arsyet që gjyshërit tuaj nuk kanë pasur alergji ushqimore?

1. Ata konsumonin ushqimet e stinës
Ushqimi vinte nga fermat dhe tregjet e vogla në fillim të viteve 1900, dhe për shkak se ruajtësit e ushqimit nuk ishin përdorur ende gjerësisht, ushqimi ishte i freskët. Për shkak të mungesës së ushqimit të përpunuar, dieta e tyre përfshinte lëndë ushqyese.
2.Ata nuk mbanin dieta ushqimore apo të kufizonin veten e tyre.
Gjyshërit tanë nuk u bënë viktima të dietave të modës, marketingut të ushqimit, numërimit të kalorive dhe zakoneve të tjera të dëmshme që janë të njohura ditët e sotme.
3.Ata gatuanin ushqim në shtëpi duke përdorur metoda tradicionale të përgatitjes .
4. Ata nuk hanin ushqime me hormone të cilat përdoren për të rritur jetëgjatësinë.
5. Ata përdornin edhe kockat e kafshëve për të bërë supë si dhe konsumonin edhe organet e kafshëve.
6. Ata nuk shkonin tek mjeku kur ndiheshin të sëmurë dhe nuk  merrnin medikamente me recetë.
7. Ata kalonin shumë kohë jashtë, ndryshe nga të rinjtë që rrinë një pjesë të madhe të kohës me telefona.//shije/

Komento