Për përgatitjen e kësaj paragjelle për 4 persona ju duhen:

Produktet

  • 600gr Mëlçi të zeza
  • 2 Vezë
  • 30gr Miell të bardhë
  • 2 Kokë Qepë
  • Majdanoz I imtësuar
  • 4 Thelpinj Hudhër
  • Kripë dhe Piper
  • Vaj ushqimor

 

 

Koha e nevojshme për përgatitjen e këtij specialiteti është 30 minuta!

Hapi i Parë: Qepa e imtësuar fërgohet gjersa të zbutet. E largoni nga zjarri dhe vendosni në një enë.

Hapi i Dytë: Mëlçinë priteni në pjesë të vogla dhe vendoseni mbi enën me qepë. Sipër saj hidhni 2 koka hudhre dhe majdanozin, pasi këto të fundit t’i keni imtësuar me thikë. Kësaj mase shtoni pak miell, kripë dhe piper sipas shijes. Përzini masën deri në fitimin e një sasie homogjene.

Hapi i Tretë: Nga masa e fituar me mëlçi, qepë, hudhra e majdanozn, me duar ndani toptha – dollmaxhikë të vegjël të cilën së pari i lyeni në enën ku keni thyer dy vezët e pastaj i fërgoni në një tavë të nxehur më parë me vaj ushqimor.

Dekorimi: Dollmaxhkët e fërguar i vendosim në pjatën për servim. Anash pjatës vendosim fletë të sallatë së gjelbër të mbushura me keçap brenda. Për dekorim shtoni fletëza limoni dhe domateje në pjatë si dhe degëza majdanozi. Sipër tërë pjatës vendosni edhe nga pak parmezan dhe majdanoz të imtësuar.

SHPËRNDAJE
ParaMakarona me Proshutë
PasËmbëlsirë Suedeze me Lajthi
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here