Disa ushqime për çdo pjesë të trupit

0
270

Tani gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, atëherë kur moti fillon të ftohet, në trupin tonë mund të shfaqë probleme të ndryshme, buzët iu thahen dhe fillojnë t’u pëlcasin ngadalë, ndieni lodhje dhe dhimbje në kyçe?

Arsye për këtë mund të jetë mungesa e materieve të rëndësishme ushqyese, të cilat mund t’i kompensoni me vaktin e radhës. çfarë duhet të hani për shëndetin e kockave, flokëve, zemrës ose trurit?

Sytë
Nëse i hani vezët mos e hidhni të verdhën e tyre. Sepse përmban antioksidantët luteinë dhe zeaksantinë, dhe karotenoidet që luftojnë kundër kataraktit, si dhe degjenerimit makular, shkakut kryesor të verbërimit. Dhe mos u shqetësoni, në Universitetin Massachusetts kanë konkluduar që nëse mesatarisht hani një të verdhë të vezës në ditë, niveli i kolesterinës nuk do të rritet. Dhe zgjidhni ushqimin e pasur me beta-karoten, i cili përmban shtresën mbrojtëse e cila mbulon kornean.

Truri
Peshku i kaltër nga detet e ftohta është burim i madh i acideve yndyrore omega-3 DHA dhe EPA, të cilat mund të përmirësojnë funksionet e trurit dhe të lehtësojnë depresionin, tha dr. Elizabeth Somer, autore e librit, “Age-Proof Your Body”. Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë

inflamacionet në tru dhe rregullojnë neurotransmetuesit. Edhe lakra e gjelbër është shumë e dobishme. Studimi i publikuar në revistën “Neurology” tregon që të paktën dy vakte perimesh në ditë – veçanërisht perimet me gjethe të gjelbra, si lakra, ngadalësojnë rënien kognitve për 40 për qind.

Hunda
Farat e lulediellit janë ushqim për ata që i prek alergjia nga bari, sepse përmbajnë vitaminë E. Hulumtuesit mendojnë që qetëson pjesët e sistemit të imunitetit të cilat janë të përfshira në reaksione alergjike.

Zemra
Shpargu këtu është shumë i dobishëm. Hulumtuesit italianë kanë zbuluar që vitamina B, respektivisht acidi folik redukton homocisteinën, aminoacidin për të cilin besohet që çon deri te inflamacionet, çka mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përveç kësaj, shpargu ofron edhe sasi solide të folateve dhe materie ushqyese tjera të dobishme për zemrën, si kaliumi. Pini edhe lëngun e zi të rrushit. Sipas të dhënave që vijnë nga Universiteti Glasgoë, lëngut i zi i rrushit është i pasur me fenole, antioksidantët e fortë që “gëlltisin” radikalet e lira të dëmshme për zemër.

 Stomaku dhe zorrët
Hani kumbulla të thata. Janë të pasura me fibra dhe sistemi tretës punon si makinë e kurdisur mirë. Ato mund të reduktojnë edhe irritimin e stomakut. Studimi i publikuar në revistën “American Journal of Clinical Nutrition: ka treguar që në mesin e 74.000 femrave të anketuara ato që kishin ngrënë më së shumti fibra kanë pasur 49 për qind shanse më të vogla për t’u trashur. Gjithsesi, për tretjen janë shumë të rëndësishëm probiotikët, respektivisht ushqimi i fermentuar.

Muskujt dhe nyjat
Djathi i freskët është i pasur me aminoacide të cilat u nevojiten muskujve për rritje. Proteinat nga hirra janë “virtuoze” kur është në pyetje ndihma për ndërtimin e trupit. Gjiza është në veçanti e mirë sepse prodhohet nga hirra.

Kockat
Hani më shpesh nga pak çokollatë të ithët sepse është e pasur me magnez, dhe ka rëndësi vitale për shëndetin e eshtrave. Magnezi krijon rrjetin e kristaltë i cili ua jep strukturën eshtrave. Prandaj nuk çudit që konsumimi i magnezit është i lidhur me dendësinë më të madhe minerale të eshtrave. Kënaquni edhe me ushqimin e pasur me kalcium.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here