Disa nga xhaketat e lëkurës më të bukura në botë janë vepër e Brendit françez

0
66

Modele të njohura i kemi parë pafundësisht në kombinim me xhaketa lëkure, kurse brand-i i tyre i preferuar quhet Nour Hammour!

Nëse ka pjesë të cilën e kanë gati të gjitha femrat në dollap, atëherë sigurisht është xhaketa e lëkurës!

Pa atë nuk mund ta paramendojmë asnjë stinë, sepse edhe gjatë dimrit, trendseteret (adhurueset e trendeve) e veshin nën pallto të shkurtër të ngrohtë apo në kombinim me jelekë luksoz të leshtë. Kurse kur bëhet fjalë për goca të njohura, situata nuk është aspak ndryshe, veçanërisht kur bëhet fjalë për emrat më të kërkuar të modës, siç janë definitivisht motrat Hadid, Gigi dhe Bella, por edhe Kendall Jenner dhe Sara Sampaio, të cilat i adhurojnë xhaketat e lëkurës, posaçërisht të brand-it për të cilin po ju shkruajmë sot.files-1

Bëhet fjalë për Nour Hammour selia e të cilit është në Parisin romantik, kurse pas brand-it qëndrojnë dy zonja të reja – Nour Hammour dhe Erin Contry Webb.files-2

Xhaketat e tyre i karakterizojnë shiritat, zinxhirët dhe perçinat, si dhe xhaketat me lidhëse pastaj ato me rripa të popullarizuar.files-3

Sa i përket çmimeve, janë djegëse, po flasim për 900 e deri në 2500 euro, varësisht nga modeli.files-4

Ka ofertë kryesisht të xhaketave të bardha, zeza, rozë, grid he të kuqe, të cilat garantojnë se nuk do të mbeteni të pa u vënë re, gjë që është gjithashtu e dëshirueshme, duke marrë parasysh çmimin, kurse gocat kanë paralajmëruar edhe zgjërim global me produktet e tyre, të cilët i kanë çmendur gocat e sotme.

files-5/femra/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here