Disa mënyra për të trajtuar ankthin e fëmijëve

0
43

Simptomat e ankthit te fëmijët, janë të shumta. Studimet e fundit tregojnë se ankthi mund të trajtohet duke krijuar lojra të ndryshme. Numri i fëmijëve që janë në terapi për shkak të ankthit shtohet çdo ditë.

Simptomat mund të jenë rrahje zemre të shpejta, frymëmarrje e shpejtë, muskujt të tendosur, dhimbje barku, djersitje, lëkurë e ftohtë ose tepër e ngrohtë. Përveç rritjes së ndjeshmërisë dhe pranimit të problemit, çfarë tjetër mund të bëjnë prindërit, për të ndihmuar fëmijët?childrens-anxiety-disorders– Të luani më shumë me ta, të këndoni dhe kërceni se bashku, të visheni në mënyrë qesharake për të krijuar situata gazmore.
– Koha që kalojmë me fëmijën duhet të jetë e veçantë dhe nuk duhet të ndërpritet nga asnjë, vetëm se, gjatë kësaj kohe, duhet të bëni çdo gjë që fëmija dëshiron. Duhet të tregoheni të gëzuar dhe të vëmendshëm gjatë gjithë kohës dhe jo të përpiqeni për të dhënë këshilla apo kontrolluar çdo gjë.
– Një ngjarje e vogël mund të shkaktoj frikë te ta, në këto raste jepini një lodër fëmijës për të njohur guximin dhe kompensuar ankthin e tij. Shërimi mund të marrë shumë kohë dhe duhet shumë durim dhe dashuri, por mos harroni rëndësinë e lojës dhe fuqinë e saj shëruese.
– Fëmijët që janë shumë të ndjeshëm ndaj refuzimit, përjashtimit dhe poshtërimit.sad little girl on background the wall with toyNjë mënyrë për të shmangur këtë llojë frike është ndryshim i roleve, me një lojë fantazi për të kapërcyer frikën e tyre. Zgjidhni një kafshë nga lodrat e tij dhe jepini një karakter të çfarëdoshëm, që do ta bëjë të qesh më shumë fëmijën.

Vendosini të gjitha kukullat në radhë dhe mesojeni fëmijën të flas përpara një grupi, për të hequr ndrojtjen. Të gjitha këto lojra sjellin përfitime të mëdha për të kapërcyer frikën dhe ankthin. /Living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here