Disa këshilla funksionale për shëndet më të mirë

0
156

Që të keni një trup sa më vital, duhet që patjetër të hani më pak e të ushtroni më shumë. Kurse, nëse doni  që të keni më shumë energji, flini më shumë gjumë. Ndërsa, për të shmangur dehidratimin pini më shumë ujë. Këto pesë këshilla në dukje jo shumë të bindshme me të vërtetë do të funksionojnë.

Konsumoni kafe për dremitje të mirë: Në një studim japonez që ka hulumtuar se si të bëni një sy gjumë të mirë është dëshmuar se njerëzit që flenë për 20 minuta menjëherë pas pirjes 200 miligramëve kafe ndihen më të çlodhur dhe kishin rezultate më të mira në testet kompjuterike sesa ata që vetëm i zuri gjumi pa konsumuar një filxhan me kafe.

Pse ndodh kështu? Dremitja prej 20 minutash përfundon në momentin kur kafeina fillon të veprojë. Për këto 20 minuta truri spastrohet nga molekulat të quajtura adenozinë dhe të cilat kanë efekte anësore për vigjilencën dhe veprimtarinë ditore. Sa më shumë që rritet niveli i adenozinës, ne gjithnjë ndihemi më të lodhur. Dremitja pastron adenozinën dhe kur kombinohet me kafeinë, e cila bllokon adenozinën, parandalohet prodhimi i saj i mëtejshëm.

Nëse dëshironi dhëmbë të shëndetshëm, mos i pastroni menjëherë pas ushqimit: Mos i lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies dhe pijes, veçanërisht në qoftë se keni ngrënë dhe pirë kos. Ushqimet acidike zbusin smaltin e dhëmbëve, kështu që nëse i pastroni dhëmbët tuaj menjëherë pasi të keni ngrënë mund të përshpejtoni efektin e acidit në dhëmbë dhe të provokoni dëmtimin e shtresës që shtrihet nën smalt. Prisni të kalojnë 30-60 minuta pasi të keni ngrënë para se t’i pastroni dhëmbët, transmeton “Zëri”

Për të ngrënë më pak, hani më shumë: Ndoshta tingëllon mirë paketimi me ëmbëlsira, por është më mirë për të ngrënë diçka më konkrete në qoftë se nuk dëshironi që së shpejti të jeni të uritur përsëri. Futja e një sasie të vogël të karbohidrateve vetëm rrit sheqerin në gjak dhe zgjon urinë tuaj për karbohidratet. Më mirë të hani diçka të pasur me proteina, për shembull, djathë dhe një mollë ose gjalpë nga kikirikët. Ato kanë më shumë kalori, por proteinat dhe yndyra ju ndihmojnë të ngopeni më shpejt dhe më gjatë të qëndroni të ngopur.

Pini ujë kur jeni të fryrë: Kur ndiheni të fryrë, uji as që ju bie ndërmend sepse ndiheni se uji vetëm do t’i përkeqësojë gjërat. Por në qoftë se ushqimi juaj përbëhet nga një numër i madh i fibrave, për shembull, trupit tuaj i duhet më shumë ujë për të funksionuar mirë. Uji përzihet me fibra të tretshme në ujë dhe krijon një material që duket si një gjel. Ajo ndikon në lëvizshmërinë e zorrëve dhe zvogëlon simptomat e fryrjes. Ndonjëherë ndjenja e fryrjes shkaktohet nga dehidratimi, kështu që është krejt normale që duhet pirë ujë për ta zgjidhur problemin.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here