Disa biskota të shijshme për kafen tonë! Ja si

0
40

Disa biskota të bëra nga duart tona janë një ide e mirë për sot. Mësoni si ti përgatisni

Përbërësit:

depositphotos_5981740-stock-photo-plate-of-peanut-butter-cookies250 gramë miell
100 gram sheqer
2 kokrra vezë
70 gramë gjalp
60 ml kos
½ lugë kafe me sodë
5-7 gramë esencë vaniljeje

Përgatitja: 
Në një enë të madhe shtojmë vezët, gjalpin, sheqerin dhe i rrahim fortë me rrahësin elektrik. Hedhim kosin, miellin, sodën, vaniljen dhe vazhdojmë ta rrahim përsëri. Masën e krijuar, fillojmë e punojmë me dorë dhe e hapim në formën e një pete. Me një thikë fillojmë ta presim sipas formave që dëshirojmë. I vendosim në një tavë dhe sipër i lyejmë me pak gjalp secilën.

Poshtë biskotave vendosni një letër kuzhine për të shmangur ngjitjen.
I lyejmë përsëri biskotat, kësaj rradhe me të verdhën e vezës. I fusim në furrë në temperaturë 180 gradë, për rreth 15 minuta. Biskotat tuaja të kafes janë gati!//shije/

Komento