Dieta – Qëndroni në formë me sekretin e pëllëmbës

0
26

Nëse bëni pjesë në ata persona që nuk u pëlqen të ndjekin dieta, por duan të mbajnë në formë trupin duke konsumuar vaktet në mënyrë të saktë, atëherë kjo metodë është ajo që ju përshtatet më shumë.

Zakonisht dietologët këshillojnë konsumimin e ushqimit me gramaturë. Por sa është 120 gr. ushqim? Si të kuptosh sasinë e duhur për çdo vakt? Zgjidhja e parë është të mbani me vete vazhdimisht një peshore ushqimesh. Bëjmë shaka, kjo nuk mund të ndodhë. Ndërsa një zgjidhje tjetër është të hani me hamendje sasinë e duhur. Gjë kjo e cila përsëri nuk mund të bëhet aq lehtë.

Zgjidhja e vetme dhe që do e keni gjithmonë me vete është pëllëmba e dorës. Po, mirë e lexuat, pëllëmba. Sepse sasia e duhur e ushqimit është sa sipërfaqja e saj. Ndaj edhe kur dietologu iu sugjeron të hani një biftek 90 gr, e ka fjalën për një biftek në madhësinë e pëllëmbës, pa gishtat.bathroombillKëtë matës përdorni edhe me ushqimet e tjera siç mund të jetë pastiçoja, byrekët shtëpiakë, qoftet etj..

Një metodë kjo që mund ta përdorni kudo, në shtëpi, në restorant etj.. Kështu do të dini sa duhet të hani, pa e pasur mendjen te peshorja. /Revistaclass/

Komento