Dhjetë shtetet më të sigurta në botë për femrat!

0
2

Australia është shteti më i sigurt në botë për një grua, sipas analizave të reja nga ekspertët.

Analizat e kryera nga ‘New World Wealth’ për vitin 2018 kanë përfshirë rishikimin e shteteve më të sigurta në botë për femrat.

“Siguria e femrave është një nga mënyrat më të mira për matur potencialin afatgjatë të rritjes së pasurisë të një shteti, me një ndërlidhje prej 92% në mes rritjes historike të pasurisë dhe niveleve të sigurisë së femrave”, ka treguar raporti.

Sipas tyre, kjo do të thotë se pasuria e një shteti rritet dukshëm nga nivelet e forta të sigurisë së femrave në atë shtet.

Australia duket të jetë shteti me performancën më të mirë në tregjet e botës. Përgjatë dhjetë viteve, pasuria e Australisë është rritur për 83%.

Top 10 Shtetet më të sigurta për femrat gjatë vitit 2017 ishin:

Australia ,Malta ,Islanda ,Zelanda e Re ,Kanada ,Polonia ,Monako ,Izraeli ,SHBA ,Koreja e Jugut.

Përpilimi i kësaj liste është bërë duke u bazuar në krimet serioze ku femrat kanë qenë viktima gjatë vitit të kaluar.

/botasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here