Verë e ngrohtë në kushte shtëpie? Ja receta

0
15

Muaji dhjetor përcjell një tjetër frymë në ambientet familjare dhe shoqërore dhe ajo që mbizotëron është hareja, gëzimi, pozitiviteti, dashuria. Megjithëse kjo periudhë është një periudhë “çoroditje” mes planesh për festën e fundvitit, bilanceve, ideve të reja, kur vjen puna tek gatimet apo recetat që duam të servirim, të gjithë ndalemi dhe i kushtojmë kohë. 

Një gotë verë shoqëruar me gatimet nga dora e amvisave nuk ka sesi të mungojë në tryezat tona apo jo? Këtë herë kemi menduar t’ju sugjerojmë verën e ngrohtë. E keni provuar ndonjëherë? Nëse jo, nuk duhet të prisni më!
Herën e parë që do e provoni do të doni me patjetër recetën. Ka shumë receta për mulled wine të cilat ndryshojnë vetëm nga kombinimi i erëzave. Një prej tyre po ua japim ne:

Përbërësit:

-1 e ½ litër verë ose 2 shishe,
-200 gr sheqer,
-6 copë yje Anisë,
-10 copë karafila,
-2 shkopinjë kanelle,
-1 lugë fara kardamome,
-½ lugë çaji arrë moskat,
-Lëkura e një kokërr portokalli bashkë me lëngun,
-Lëkura e një limoni.

Përgatitja:

Mos u trembni  nga erëzat dhe emrat e tyre. (të gjitha i gjeni tek Neranxi)
Hedhim erëzat, sheqerin, lëkurat, lëngun e një portokalli dhe 300 ml verë në tenxhere. Lëkurat e portokallit dhe limonit, i qëroni dhe i përdridhni me dorë brenda në tenxherë që të nxjerrin esencën e tyre.
Vendosim tenxheren në zjarr dhe lëmë të ziejë për 7-8 minuta sa të krijohet një masë si shurup. Më pas shtojmë gjithë verën e mbetur 1litër e 200 ml ose 1 shishe e gjys dhe e vendosim në zjarr derisa të marrë valë.
E servirim të ngrohtë! Nga gjithë përbërësit, mund të hiqni vetëm lëkurat e agrumeve.

Ju bëftë mirë

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here