Dëshironi të keni fëmijë të zgjuar? Mësojuni dy gjuhë të huaja.

0
2

Një studim i publikuar në revistën “Science Daily” tregon se fëmijët që flasin dy gjuhë të huaja kanë avantazhe të shumta në jetë dhe janë më të zgjuar.

Kjo teori u vërtetua nga një grup shkencëtarësh nga Singapori që tregonte se foshnjet gjashtë muajsh prindërit e të cilëve flasin me dy gjuhë të ndryshme arrijnë të identifikojnë më mirë imazhet familjare se sa ata fëmijë që rriten në një familje ku flitet vetëm një gjuhë. Këta fëmijë gjithashtu janë më të vëmëndshëm ndaj figurave të reja.

Për shembull të dy kategorive të fëmijëve iu shfaq imazhi me ngjyra i një ujku apo arushi. Fëmijët identifikuan fotografinë e arushit si një imazh tashmë familjar, ndërsa fotografia e ujkut ishte dicka e re. Fëmijët që rriten në një ambient ku fliten dy gjuhë identifikuan menjëherë imazhin familjar dhe u mërzitën me të duke kërkuar automatikisht dicka të re që në këtë rast ishte fotografia e ujkut. Ndërsa fëmijët që rriten në një ambient ku flitet një gjuhë, nuk kishin interes për imazhin e ri. Një qasje e tillë e fëmijëve që janë gjithmonë në kërkim të një gjëje të re është tregues i fortë i performancës në kopësht dhe shkollë.

Ajo i ndihmon fëmijët të përmirësojnë aftësitë formuese të konceptit, zhvillimin jo-verbal, aftësitë e shprehjes dhe njohjes së gjuhës dhe të kenë një nivel më të lartë inteligjence. Sipas studiuesve, një fëmijë gjashtë muajsh që jeton në një familje ku fliten dy gjuhë, arrin të mësojë dy gjuhë por edhe arrin t’i identifikojë ato nga njëra tjetra. Një gjë e tillë kërkon një eficencë të jashtëzakonshme të përpunimit të informacionit.

Këta fëmijë mësojnë të bëhen më të zotë sepse një nga sfidat më të mëdha të një foshnjeje është mbledhja e informacionit dhe nëse ia dalin me sukses duke u rritur, zgjuarsia e tyre do të arrijë majat.

//lapsi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here