Dëshironi flokë pa thinja, atëherë konsumoni këto ushqime

0
183
Femrat do të bënin gjithçka të shmangin një ditë kur flokët ia prishin ditën. Ato shpenzojnë shuma të majme të parave për produktet e flokëve, por a thua ia arrijnë qëllimit? Flokët kërkojnë ushqim të rregullt me proteina, glukozë, vitamina dhe minerale. Në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet që quhet t’i keni në pjatë.

 

arraArrat parandalojnë thinjat. Arrat janë të pasura me biotinë, vitamina E, si dhe aminoacide omega 3. Po ashtu janë të pasura edhe me sasi të madhe të bakrit, thotë eksperti i flokëve Madeleine Preston. Mineralet luajnë rol kyç në prodhimin e melaninës, pigmenti që flokëve ua dhuron ngjyrën. Mungesa e bakrit është shkaktari i zakonshëm që shkakton të thinjat para kohe, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

vezeVezët për më shumë volum. Sa herë të mendoni për vezët, imagjinoni maskat e flokëve’, thotë Allison. ‘Ato përmbajnë substanca që ndikojnë në rritjen e flokëve, përfshirë proteina, vitamina D dhe B. Biotina ndihmon prodhimin e keratinës që shton forcën dhe elasticitetin e flokëve.

 

supe-me-midhjeGuacat e detit largojnë zbokthin. Nëse vuani nga lëkura e thatë e kokës atëherë duhet fajësuar mungesën e zinkut. ‘Ajo që shumë femra e mendojnë gabimisht është se zbokthi vjen si pasojë e mungesës së mineraleve’, thotë Allison. ‘Zinku ndihmon funksionimin e sekretimit të vajrave në flokulat e flokëve’. Guacat e detit janë burim i fortë  zinkut, por edhe farat e kungullit ndihmojnë në këtë drejtim, vijon artikulli.


Capsicum_annuum_2008Specat e kuq parandalojnë të çarat e flokëve. 
Vitamina C mbron flokët nga dëmtimet që mund t’i shkaktojnë radikalët e lirë. ‘Është e rëndësishme për prodhimin e sebumit dhe të kolagjenit’, thotë Allison. ‘Flokët e tharë dhe majat e çara janë shenjë se nuk furnizoheni me sasi të mjaftuar me vitamina C’. Specat e kuq janë burim i duhur, pastaj portokajtë, dredhëzat, domatet dhe brokoli. /Kosova Sot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here