Deformimi dhe dhimbja e këmbës tek fëmija..

0
8

Duke mos e ditur që këmbët e sheshta nuk janë një problem serioz shëndetësor, prindërit shqetësohen e bëjnë çmos për të krijuar harkun e munguar të këmbës. 

Këpucët e veçanta, mjetet e ndryshme apo ushtrimet nuk krijojnë harkun e shputës, pasi kjo e fundit shkaktohet nga pozicioni i fëmijës përpara lindjes . Gjatë rritjes kocka e thembrës së fëmijës tuaj rritet me shpejtë se muskujt, tendinat e ligamentet në këmbën e tij. Kjo në fakt pasi thembra është pjesa e parë e trupit që mbaron rritjen e plotë. Për shkak të kësaj rritje kaq të shpejtë të kockës së thembrës, muskujt dhe tendinat nuk arrijnë të mbajnë dot të njëjtin ritëm rritje ndaj detyrohen të tërhiqen në maksimum dhe të shkaktojnë dhimbje.

Nëse fëmija juaj është aktiv dhe në veçanti nëse merret me aktivitet sportiv mund t’i shtrëngojë më tepër tendinat e tejzgjatura tashmë, për shkak të rritjes. Kjo shkakton dhimbje të mëdha dhe enjtje të këmbës tek fëmijët shkruan pernenat.al
Kur ndodh?
Kjo sëmundje është më e zakonshme tek djemtë, pasi faza e tyre e rritjes është rreth moshës 10 deri në 15 vjeç ndërsa tek vajzat ndodh rreth moshës 8 deri në 13 vjeçare.
Çfarë simptomash përfshin?

• Dhimbje dhe enjtje të këmbës;
• Tërheqje tendinash dhe muskujsh;
• Dhimbje të thëmbrës gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive;
• Probleme me ecjen.

Si trajtohet?
Lajmi i mirë është se nuk ka pasoja afatgjata. Sipas websitet pernenat.al simptomat do të zhduken pas disa muajsh. Trajtimi më i mirë për këtë problem është pushimi. Fëmija juaj duhet të shkëputet për pak kohë nga aktivitetet sportive në mënyrë që mos të ketë dhimbje. Kur të ndihet më mirë ju duhet ta inkurajoni që të rikthehet sërish në aktivitetet sportive./living//

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here