Cilat dhimbje janë më të fortat?

0
47

Keto janë disa dhimbje më të forta:

Gërvishtjet / Niveli i dhimbjes: 2

“Njësoj si të digjesh me ujë të nxehtë”: sepse aktivizohen vetëm sensorët e dhimbjes në shtresat më të spërme të lëkurës, kështu që sinjali i dhimbjes që i dërgohet trurit është shumë më i dobët. Kështu që, truri e di se plaga nuk është rrezik për jetën.

Hundë e thyer / Niveli i dhimbjes: 4

“Një trysni shumë e fortë – ndoshta një që bie shpejt”: një hundë e thyer është një prej lëndimeve më të zakonshëm në fytyrë. Ndryshe nga plagët e organeve apo thyerjet e kockave të tjera, dhimbja zakonisht bie shpejt.

Migrena / Niveli i dhimbjes: 8

“Si t’i biesh kafkës me një cekan”: migrenat shkaktohen prej inflamacionit të enëve të gjakut në membranën cerebrale. Teksa fryhen, ato irritojnë indet që i rrethojnë dhe aktivizojnë sensorët e dhimbjes.

Angjina / Niveli i dhimbjes: 9

“Si një gjilpërë e nxehtë që të futet në kraharor”: shtrëngimet në muskulin e zemrës, i njohur si angjina, janë një prej dhimbjeve më të mëdha që mund të përballojë njeriu. Ato zakonisht zgjasin nga disa sekonda, në disa minuta.

Dhimbjet e veshkave / Niveli i dhimbjes: 10

“Më keq se një plagë me armë zjarri”: dhimbjet akute të veshkave ndodhin kur gurët e veshkave apo mpiksjet e gjakut bllokojnë kanalin urinar. Veshkat janë tejet të ndjeshme ndaj dhimbjes – një mekanizëm jetëshpëtues, pasi ndonjëherë ky problem mund të jetë fatal./botaal//

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here