Çfarë ndodh kur teshtini tre herë rresht

0
695

Sa herë ju ka ndodhur të teshtini disa herë rresht, para se të qetësoni hundën më në fund? Sipas shkencës një rritim i bezdisshëm në hundë, çon në tre teshtima rresht.

Shkencëtarët shpjegojnë se teshtima është një nxjerrje e fuqishme e ajrit nga mushkëria, për shkak të një presioni me 160km/h dhe që nxjerr jashtë 2000 deri në 5000 baktere, gjë që ndodh si pasojë e një alergjie apo irritimi të caktuar.1013644.large

Ndodh që të teshtimë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, sepse kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera. Elementët irritues nuk janë të vetmit që shkaktojnë teshtimë, pasi disa persona vuajnë nga teshtima reflekse, që shkaktohen prej dritave të forta.

Por si funksionon teshtima? Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe dërgojnë sinjale në muskuj të ndryshëm si diafragma, laringu dhe faringu dhe reagojnë me një presion të fuqishëm, përmes teshtimës.Sneeze-680x360Por pse ndodhin tre teshtima? Për të shpëtuar nga një “agjent irritues”, pikë së pari duhet boshatisur hunda (teshtima e parë), më pas duhet afruar në hundë (teshtima e dytë) dhe më pas duhet nxjerrë jashtë (teshtima e tretë). /noa/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here