Çfarë ha Mbretëresha e Britanisë në tri vaktet e ditës!

0
21

Përderisa mund të supozoni se Madhështia e Saj shijon ushqime luksoze çdo ditë, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Sipas prestigjiozes ‘The Telegraph’, dy herë në javë kryekuzhinieri i shtëpisë mbretërore, Mark Flanagan, e furnizon Mbretëreshën me një meny ushqimore e cila përmban shumë sugjerime, të cilat pastaj Mbretëresha mund të zgjedhë se a dëshiron t’i hajë apo jo, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, Darren McGrady, një ish- kuzhinier në kuzhinat mbretërore, thotë se Mbretëresha nuk është person që ka qejf ta shijojë ushqimin. Sipas tij, ajo ushqehet për të jetuar, ndryshe nga Princi Philip të cilit i pëlqen tej mase ushqimi dhe është në gjendje të flet për ushqim tërë ditën!

Kur jeni anëtar/e i familjes mbretërore, është vështirë të zgjedhni çfarë të hani. Fatmirësisht, Mbretëresha e ka një ekip të mrekullueshëm i cili e ndihmon atë t’i zgjedhë ushqimet më të mira.

Mbretëresha e fillon ditën me çaj dhe biskota

Sipas ‘BT’, ajo e fillon ditën me çaj ‘Earl Grey’ (pa qumësht apo sheqer) dhe me disa biskota.

Pastaj e fillon mëngjesin

Mëngjesi i saj përfshin drithëra dhe pemë, të cilat gjithmonë janë të freskëta.Herë pas here ushqehet edhe me tost dhe marmelatë… ose, në disa raste, i shijon disa vezë të fërguara me salmon të tymosur dhe zhardhok kërpudhash

Sa i përket vezëve, ajo i preferon vezët ngjyrë kafe sepse, sipas saj, janë më të shijshme.

Para drekës, ajo e shijon një xhin dhe Dubonnett (verë e ëmbël) me një rriskë limon dhe shumë akullNdërsa sa i përket drekës, vakti është shumë i thjeshtë, kryesisht peshk me perime.

Çdo ditë e konsumon çajin e pasdites, ndërsa në darkë ha mish, fazan, ose salmon që vjen nga fermat e Sandringhamit dhe Balmoralit.

Mbretëresha e adhuron edhe çokollatën – qoftë nëse është çokollatë luksoze apo brend i thjeshtë.Dhe në fund, ajo e përfundon ditën me një gotë shampanjë

Sipas ‘The Indenpendent’, zakonisht ajo konsumon një gotë shampanjë në mbrëmje!

/rtklive/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here