Çfarë duhet të keni kujdes kur përdorni lente !

0
90

Cila është gjëja e vetme që duhet të bëni kur përdorni lente? Të siguroheni që janë pastruar si duhet. Edhe nëse keni lente për përmirësimin e shikimit apo lente me ngjyrë për qejf, nëse harroni të kujdeseni për to mund të keni pasoja të rënda. Edhe nëse i mbani vënë për shumë kohë mund të dëmtojnë sytë tuaj.

Sipas një raportimi nga Time, një studim i NYU Langone Medical Center zbuloi që njerëzit që përdorin lente kanë disa lloje bakteresh në sy që personat që nuk i përdorin lentet nuk i kanë. Megjithëse, infeksionet e syrit të shkaktuara nga përdorimi i lenteve janë shumë të rralla, afërsisht 1 në 500 njerëz, në rastet që i mbajnë ato çdo ditë edhe kur flenë gjumë.

Gjithsesi duhet patur kujdes sa herë përdorni lente sepse ka disa gabime që duhet të shmangni.

1. Kur bëni dush apo notoni
Nuk duhet të mbani lente kur bëni dush apo gjatë verës kur shkoni në plazh ose pishina

375be120cfe1349f0502fb665bbe27d1

 

2. Kur përdorni të njëjtën mbajtëse
Mbajtësja e lenteve duhet ndryshuar çdo 3 muaj, sipas 1-800 Contacts.

o-CONTACT-LENS-CASE-570

 

3. Kur nuk kujdeseni për mbajtësen e lenteve
Nuk duhet të përdorni të njëjtin solucion për pastrimin e mbajtëses së lenteve dhe nëse e lani atë duhet ta lini të thahet përpara se të vendosni lentet.

2b45bfe133fdc31d557174b461f60225

 

4. Kur përdorni make- up përpara se të vendosni lentet
Sipas Huffington Post, kur bëni make-up përpara vendosjes së lenteve rrezikoni që grimi të grumbullohet në sy dhe si pasojë mund të keni dëmtim të retinës së syrit.

 

5. Kur mbani lentet vënë gjatë gjumit
Nëse flini me lentet vënë do të keni probleme me shikimin, sepse sytë bëhen më të ndjeshëm ndaj dritës.

 

6. Kur i përdorni lentet gjithë ditën
Sipas Time, ka një limit dhe mbajtja e lenteve, prandaj mund të përdorni edhe syzet gjatë ditës për të shplodhur sytë dhe për të bërë një pushim nga mbajtja e lenteve.

KujdesiLenteveKontaktit

/Revista Class/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here