Çfarë do të thotë kur ju ëndërroni ish–partnerin?

0
39

NËSEju ka ndodhur disa herë deri më tani që të ëndërroni ish të dashurin tuaj mos u shqetësoni.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se më shpesh ndodh që të ëndërroni të dashurin e kaluar sesa atë të pranishmin me të cilin jeni aktualisht.

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se të ëndërruarit e ish-personit të dashur nuk është më pengesë për t’i treguar atij të tanishmit.

Nëse frikësoheni që të ëndërroni ish-partnerin tuaj për shkak të faktit se ju ngjan një aluzion për të mashtruar partnerin aktual, kjo sipas terapeutëve nuk është aspak e vërtetë.

Kjo paraqet vetëm një alternativë që tregon se ju mund të keni ndjenja për njerëzit e tjerë.

Arsyeja që juve në ëndërr ju paraqitet partneri i mëparshëm mund të jetë ndjenja e pendimit dhe brejtja e ndërgjegjes për mënyrën e përfundimit të lidhjes, ose ndoshta edhe dëshira për të zgjidhur dhe përmirësuar gjërat e kaluara.  Woman Can't Sleep During NightMegjithatë, nëse këto ëndrra ju ndodhin shumë shpesh, atëherë ndoshta problem është në marrëdhënien aktuale.

Ndoshta, ka të bëjë me faktin se nuk jeni plotësisht i lumtur dhe i kënaqur, prandaj në mendjen tuaj ekziston një alternativë tjetër, përfshirë edhe ribashkimin me ish të dashurin tuaj, apo për të filluar një lidhje të re. /Zeri/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here