Para Samitit të Shtetit të Bashkuar të Grave që do të zhvillohet në 14 dhe 15 qershor në Washington District, Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë një video.

Në të shfaqen Oprah Winfrey, Meryl Streep, Kerry Washington, Connie, Britton, Laverne Cox, Oprah Winfrey, Shonda Rhimes, Tina Fey dhe Michelle Obama, ku gratë tregojnë forcën e tyre individuale dhe kolektive, si dhe promovojnë konferencën, ku do të trajtohen çështjet e fuqizimit ekonomik dhe mundësitë e arsimimit dhe inovacionit.

Samiti do të mbledhë folës dhe seminare në vende të ndryshme të Distriktit. Temat janë “Samiti i fuqizimit të grave sipërmarrëse”, “Të ndërtojmë panoramën e madhe: Të fuqizojmë gratë dhe vajzat në STEM”, shkurtim për shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën dhe “Të angazhojmë vajzat dhe djemtë adoleshentë për të arritur barazinë dhe për të luftuar dhunën.”

Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Grave. Kur ne i bëjmë gjërat mirë, të gjithë i bëjnë më mirë, thonë ato!

/Revista Class/

Komento