Byrek me djathë dhe qepë

0
34

Byrekun mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme dhe me përbërës të ndryshëm. Kjo është një recetë e thjeshtë dhe nuk merr shumë nga koha juaj.

Përbërësit:

  • 1 pako petë të gatshmecheese-potato-onion-pie-southern-wholesale-phuket
  • 350 gr djathë
  • 1 qepë
  • 2 presh
  • 1 filxhan çaji gjalpë
  • 100 ml krem qumështi
  • 6 vezë
  • Pak ujë
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:
Prejeni qepën dhe preshtë dhe shtojini në një tigan me pak kripë dhe ujë. Vendosini në zjarr të gatuhen për rreth 10 minuta dhe më pas largojini nga zjarri. Kullojini  me anë të një kullese dhe kaurdisini sërish në zjarr për pak minuta.

Shtoni më pas në të djathin e grirë dhe largojini nga zjarri. Në një enë rrihni vezët dhe miksojini më pas me kremin e qumështit dhe bashkojini me qepët . Rregullojini me pak kripë dhe piper të zi.
served-on-plateMerrni një enë për pjekje dhe shtoni në të gjysmën e petëve. Lyejini me gjalpë dhe hidhni mbi të masën e përgatitur. Vendosni mbi të edhe petët e mbetura dhe lyejeni sipërfaqen e tyre me gjalpë.

Vendoseni byrekun në furrë të piqet për rreth 60 minuta në temperaturën 200 gradë Celcius.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here