Burger me pulë

0
17

E ku ka më mirë se një Burger të përgatitur nga duart tuaja apo jo?  Ju sjellim recetën origjinale të përgatitjes së Burgerit..

Përbërësit

  • qofte (pule për burger)
  • vezë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • qepë
  • bukë (briosh)
  • 1 fetë domate
  • 20 gr mustardë (“Hellmann’s Honey Mustard”)
  • 30 gr majonezë(“Hellmann’deli Mayo”)
  • salcë (“Knorr Primerba thyme”)
  • sallatë jeshile
  • djathë Cheddar
Përgatitja
Në një tigan me vaj ulliri, skuqni mirë qoftet nga të dyja anët. Më pas skuqni 1 vezë dhe gjalpin.
Pasi e keni prerë qepën në feta rrumbullake, e lyeni me pak miell dhe skuqeni.
Ngroheni pak bukën dhe e lyeni me mustardë. Vendosni një qofte, pak qepë, një fletë sallate ice berg, djathin me feta dhe vezën e skuqur.
Vendosni qoften tjetër dhe një fetë domate. Në një enë të vogël shtoni majonezën dhe një lugë nga salca Knorr.
Vendoseni masën e përgatitur sipër domates dhe në përfundim vendosni pjesën tjetër të bukës. Burgeri është gati për tu shijuar!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here