Burania me spinaq e vezë – traditë, shije, shëndet!

0
14

Burania me Spinaq e Vezë është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese, pjesë e traditës së kulinarisë shqiptare.

Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat  e shqiptarëve.

Burania është një pjatë e lehtë por e pasur me vlera ushqyese, kjo falë spinaqit dhe vezëve, dy nga burimet më të fuqishme të natyrës të hekurit dhe proteinave.

E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drektë të shkëlqyer, të shëndetshme.

Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura, sallatë me ullinj e portokalle por edhe me byrekë të ndryshëm apo turshitë e shijshme të përgatitura nga amvisat shqiptare.

Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën tipike të buranisë me spinaq e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familje.

Përbërësit

1 kg spinaq i freskët

5 qepë të njoma

5 lugë vaj ulliri

Një grusht oriz

Kripë

Piper

Nenexhik

5-6 vezë

Përgatitja

Kujdesemi qe të pastrojmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm.Pastrojmë qepët dhe i grijmë imët.

Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe dhe shtojmë qepët. I vendosim në zjarr dhe i kavërdisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavërdisim në vijim shtojmë ujë (dy gota ujë) dhe i lëmë të zjejnë.

Presim spinaqin në copa por jo shumë të vogla. Nëse gjethet e spinaqit janë të vogla i lënë siç janë.Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.

E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shterruar dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavërdisim.

Hedhim vezët sy një e nga një mbi gjellë, u hedhim nga pak kripë, fikim zjarrin dhe mbulojmë tenxheren me kapak.E servirim të ngrohtë duke vendosur nga një vezë për secilin person në pjatë./AgroWeb.org

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here