Për përgatitjen e këtij specialiteti për 4 persona ju duhen:

013-300x194

  • 400gr Mish Viçi
  • Supë Lope
  • 100gr Parmezan
  • 150gr Garniturë e Përzier me Oriz
  • Miell Misri
  • 1dl Salcë
  • 1 Mollë
  • 100gr Gjalpë
  • 2 Domate
  • 1 Qepë
  • Blitfë
  • Kripë dhe Piper

 

Koha për përgatitjen e këtij specialiteti është 30 minuta!

Hapi i Parë: 1 kokë qepe e grimconi dhe hidheni në një tavë me vajë për tu fërguar. Sipër hidhni kripë dhe garniturën e përzier. Shtoni edhe ½ e mollës, pasi këtë të fundit ta keni ndarë në pjesë të holla. Lërini të piqen të gjitha së bashku për një kohë.

Hapi i Dytë-Përgatitja e Bërxollës: Mishin e viçit priteni në bërxolla të holla dhe sipër tyre hidhni kripë, piper dhe senf. Lyeni bërxollat me miell misri dhe vendosni në një tavë për pjekje me pak vaj për ushqim. Mbi bërxolla shtoni edhe domatet e qëruara. Pas një kohe pjekjeje, së pari i largoni domatet dhe sipër bërxollave hidhni supën e lopës dhe salcën.

Hapi i Tretë: Merrni një enë tjetër dhe e mbusheni me ujë dhe vëreni mbi zjarr. Duke i shtuar pak vaj dhe kripë. Mbi këtë ujë shtoni blitfën që të zihet.

Dekorimi: Pasi të piqen, bërxollat largoni nga zjarri dhe vendosni në enën për servim. Anash tyre vendosni edhe domatet e ziera më parë si dhe masën e fituar nga zierja e qepës, mollës dhe garniturës së përzier. Edhe blitfën pasi ta largoni nga zjarri, ja largoni ujin dhe shtoni anash në pjatën për servim.
Para servimit merrni pak majdanoz të grimcuar dhe përzieni me salcën e ngelur në tavën ku keni pjekur bërxollën dhe këtë masë shtoni së bashku me parmezanin mbi gjithë përbërësin e pjatës për servim.

SHPËRNDAJE
ParaSmugj në Perime
PasMinjona Medeli
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here