Për përgatitjen e gjellës Bërxollë Pule e Shijshme për 4 persona ju duhen këta përbërës:

02

  • 500gr mish i bardhë i Pulës
  • 500gr Patate
  • 200gr Presh
  • 500gr Domate të mëdha
  • Miell i bardhë
  • Fletë Dafine
  • Sherbelë
  • 50gr Piper i kuq djegës
  • Rozmarinë
  • Temjan
  • Hudhër
  • 2dl. Verë e Bardhë.
  • Vaj për ushqim
  • Kripë dhe Piper

 

Koha e nevojshme për përgatitje e këtij specialiteti është 30 minuta!

Hapi i Parë: Bërxollave të pulës i hidhni kripë dhe piper të zi në të dyja anët si dhe i lyeni me piper të kuq djegës. I vendosni në një enë duke i shtuar edhe pak vaj.

Hapi i Dytë: Grimconi hudhrën duke i shtuar pak majdanoz, temjan dhe rozmarinë. Me këtë masë lyeni në të dyja anët bërxollat e pulës, të cilat më pas i vendosni për fërgim në një tavë me vaj të nxehtë. Pas një kohe fërgimi, mbi bërxolla derdhni preshin pasi ta keni prerë. Përzieni tërë masën dhe sipër shtoni edhe 2 decilitër verë të bardhë .

Hapi i Tretë: Në një tavë të mbushur me ujë mbi zjarr, hidhni pak kripë. Sipër ujit shtoni patatet e prera në madhësi dhe formë sipas dëshirës.

Hapi i Katërt: Bërxollat e pulës tashmë të fërguara i largoni nga zjarri. Ndërsa në tavën me presh (ku janë fërkuar bërxollat) i hidhni domatet për fërgim. Pas 5 minutash, sipër kësaj mase derdhni edhe patatet e ziera.

Dekorimi: Pasi të fërgohen së pari i largonin domatet nga tava me vaj dhe i vendosni në pjatën për servim. Në mes të pjatës vendosni edhe masën tjetër të fërguar me presh dhe patate.
Bërxollat i prini në pjesë në formë të pjerrtë me trashësi afër 1cm dhe i vendosni mes të pjatës, mbi masën e preshit me patate.
Për dekorim, në pjatë vendosni gjithashtu degëza majdanozi.

SHPËRNDAJE
ParaËmbëlsirë Suedeze me Lajthi
PasFile Viçi “Imperial”
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here