Bërtiti telefonit që të karikohet! Një aplikacion që karikon baterinë përmes zërit

0
21

E keni vënë re që telefonit celular i bie bateria në momentin më të papërshtatshëm, duke të të acaruar nga nervat? Tani ka ardhur koha që t’i bërtasësh atij sa të duash dhe në këtë mënyrë e karikon baterinë e rënë.

Kjo falë një aplikacioni të krijuar nga disa studiues Londinezë, të cilët kanë shpikur një teknologji të re që përdor zërin e njeriut për të karikuar telefonin.

Madje nëse je në një kafene, në një stadium apo koncert, bateria të karikohet më shpejt. Prototipi i këtij mjeti unik, që ka përmasat e një telefoni të vogël, përdor oksidin e zinkut që kthen vibrimet e zërit në energji.

Aparati mund të gjenerojë 5 Vat energji, mjaftueshëm për të karikuar një bateri të rënë. Aparati teknologjik është mirëpritur nga Nokia, e cila është e interesuar t’i çojë kërkimet më tej, deri në përshtatjen e aparatit me telefonat celularë.

//lapsi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here