BE: Tashmë peshk dhe në kozmetikën e përditshme të grave

0
32

Për të reduktuar humbjet e peshkatarëve, si dhe për të ulur shpërdorimin, peshku që nuk plotëson standardet e BE-së për tregtim, do të përdoret në kozmetikë. Ky është rekomandimi më i fundit i Brukselit.

Trajtimi i shenjave të lëkurës nga mosha bëhet me kremra që vijnë nga produktet e peshkut, karkalecave rozë, barbunit të Detit Mesdhe. Ndaj, ata peshq që kur kapen nuk plotësojnë madhësinë minimale të tregtimit, të përcaktuar nga Komuniteti Evropian dhe legjislacioni kombëtar, nuk do të përfundojnë sërish në det.

Ata mund të përdoren në kozmetikë, por edhe për disa shtesa ushqimore, siç përcaktohet nga ky vendim i Brukselit. Sipas legjislacionit të Komunitetit Evropian, peshkatarët janë të detyruar të sjellin në tokë produktin që është jashtë përmasave të tregtimit.
Kështu, gradualisht Bashkimi Evropian ka zgjeruar mundësinë e transformimit të “mini peshkut”. “Ky standard është një mënyrë e re për të hapur tregje të reja për operatorët, por atyre do t’u duhet të merren me problematikat burokratike shtesë.esthetically_2Ne shpresojmë se ky ligj do të bëhet një mjet efektiv për një peshkim më të qëndrueshme dhe një kontribut të prekshëm në luftën kundër mbetjeve”, – thanë autoritetet.

Për të lejuar peshkatarët që t’u përshtaten ndryshimeve, detyrimi do të hyjë në fuqi gradualisht deri në 2019 për të gjitha llojet e peshkimit komercial në ujërat evropiane.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here