Bajamja e Egër e Shqipërisë, fuqia e shëndetit!

0
1

Bajamet janë ndër arrorët më popullorë në vendin tonë dhe në mbarë botën.

Ato mund t’i gjejmë në variantin e ëmbël ose të hidhur, në varësi të varietetit.

Bajamet e ëmbla prodhohen nga një pemë specifike bajamesh (Prunus amygdalus var. dulcis) dhe nuk përmbajnë toksina. Bajamet e hidhura vijnë nga një pemë krejt tjetër (Prunus amygdalus var. amara) që kanë përbërës toksikë.

Pavarësisht shqetësimeve për shëndetin në disa raste, njerëzit i përdorin bajamet e hidhura për arsye mjekësore dhe për të trajtuar kontraktimet, dhimbjet, kollën dhe kruarjet.

Vajrat të ngjashëm me atë të bajames së hidhur mund të prodhohen edhe nga bërthama të arrorëve apo e frutave të ngjashme siç është kajsia (Prunus armeniaca), pjeshka (Prunus persica), dhe kumbulla (Prunus domestica).

Gjithsesi këto vajra konsiderohen helmuese dhe AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun.

Në Shqipëri, gjenden shumë bajame të egra që rriten lirshëm në habitatin e tyre natyror.

Bajamet e egra janë mjaft popullore në Berat dhe në zonat përreth. Në disa dyqane, farat e bajameve të egra shiten me një çmim prej 3500 Lek/kg ndërsa çmimi i bajames së zakonshme është 1800 Lek/kg.

Ekspertët rekomandojnë që fëmijët të konsumojnë 1-2 bajame të egra në ditë, ndërsa për të rriturit rekomandohen nga 2 bajame të egra tre herë në ditë.

Çdo sasi tjetër nuk është e rekomandueshme, për shkak të nivelit toksik të bajames së egër.

Si funksionon?

Ekspertët janë të mendimit se një lloj vaji që vjen nga farat e pemës së bajames së egër mund të përdoret si armë e fortë në betejën kundër obezitetit dhe diabetit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mendohet që ky vaj ka aftësinë dhe potencialin për të ndikuar tek disa mikroorganizma që ndodhen në stomak.

Cili është ndryshimi mes vajit të bajames së ëmbël dhe atij të bajames së hidhur?

Më poshtë AgroWeb.org rendit ndryshimin mes të dy vajrave.

Nga bajamet mund të përftojmë dy lloje vajrash: vajin e bajames së ëmbël dhe vajin e bajames së hidhur, të prodhuara nga dy pemë të ndryshme.

Pema e bajames së ëmbël zakonisht ka lule të bardha ndërsa pema e bajames së hidhur ka lule ngjyrë rozë.

Të dyja pemët rriten në lartësi nga 4 deri në 10 metra.

Bajamja e ëmbël përdoret edhe në kuzhinë në receta të ndryshme. Ajo prodhon një qumësht të ngjashëm me atë të sojës, që sugjerohet për njerëzit që nuk e tolerojnë laktozën ose janë veganë.

Mielli i bajames nuk përmban gluten dhe karboidrate ndaj rrjedhimisht rekomandohet për njerëzit që kanë kërkesa specifike ushqimore.

Bajamja e hidhur është përdorur historikisht në sasi më të vogla për aromë dhe shije të disa produkteve siç janë shurupi i bajames dhe biskotat italiane.

Të dy vajrat kanë ndikime të ndryshme në lëkurën e njeriut. Vaji i bajames së ëmbël është një hidratues i shkëlqyeshëm sidomos për lëkurat e thata dhe ato të ndjeshme.

Ai është i pasur me proteina, vitamina dhe minerale që e gjallërojnë lëkurën në maksimum.

Vaji i bajames së hidhur është vaj esencial. Ai nuk duhet përdorur në kujdesin për lëkurën. Ky vaj përdoret kryesisht si aromatik./AgroWeb.org

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here