Arsyet pse duhet konsumuar lëngu i portokallit

0
414

Lëngu nga portokalli gjendet në krye të listës së lëngjeve që janë më të konsumuara. Veç shijes së mrekullueshme, kjo pije e popullarizuar është e mirë edhe për shëndetin tonë. Sipas hulumtimeve të fundit të kryera nga shkencëtarët, rezultati ka treguar se portokalli është një frutë i pasur me substanca që veprojnë si anti-kancer dhe ndihmon për të luftuar presionin e lartë të gjakut. Këtu janë shtatë arsye pse duhet të pini lëng portokalli:

– Lëngu nga portokalli është i pasur me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
– Njerëzit të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet të konsumojnë rregullisht këtë pije pasi ajo ndihmon në uljen e tij.

– Një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban portokalli është hesperidina. Studimet kanë treguar se kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.

– Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë frutë veprojnë si antioksidues. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët nga portokalli  parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe, kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.

– Portokalli ka veti antiinflamatore. Pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në qoftë se keni problem me artrit, ngurtësi të muskujve dhe nyjave.

– Shkencëtarët thonë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës. Një pije në ditë do të bëjë një ndikim pozitiv në metabolizmin tuaj dhe do të stimulojë humbjen e yndyrës.

– Nëse jeni shtatzënë, do të ishte më se e dëshirueshme për të pirë rregullisht këtë lëng. Portokajtë janë një burim i acidit folik që ndihmojnë zhvillimin e duhur të trurit.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here