Amareta të shijshme, si ato të gjyshes!

0
19

I mbani mend ato amaretat e shijshme nga duart e gjyshes? Përse mos ti hedhim një sy recetës së mëposhtme dhe ti përgatisim menjëherë.

Ja si:1 (20)

Përbërësit: (Për 40 amareta)
500 gram miell
100 gram sheqer pluhur
250 gram gjalpë
50 gram arra
lëkurë e grirë e një limoni
1 pako vanilje të gatshme
2 të verdha vezësh
1 lugë kafe me kripë

Përgatitja:
Në një tas të madh qelqi shtojmë gjalpin gjysmë të shkrirë, sheqerin pluhur, kripën dhe vaniljen. I trazojmë me anë të një mikseri dhe ngadalë u shtojmë të verdhat e vezëve. Duke i përzierë vazhdimisht i shtojmë lëkurën e grirë të limonit dhe më pas miellin.

I trazojmë me mikser derisa të kemi një masë homogjene. Me anë të një luge, marim nga masa e krijuar dhe e shtypim në formën e një amareti. Sipër u vendosim një arrë dhe më pas e vendosim tek një tavë.

Kështu veprojmë me të gjithë masën e ngelur dhe ne fund i fusim në furrë në temperaturë 200 gradë për 30 minuta. Amaretat tuaja me arra janë gati!/shije/

Komento