Për të përgatitur ëmbëlsirën Akullore Parfe për 4 persona ju duhen:

produktet

  • 2 Vezë
  • 6 Lugë Sheqer
  • Krem Çokollate
  • 1 Qese shkumë Kremi
  • 5 Lugë Rrush të thatë
  • 5 Lugë Arra të imtësuara
  • 1 Qese Sheqer Vanile
  • 2dl Qumësht


 

Koha e nevojshme për gatimin e këtij deserti është 20 minuta!

Hapi i Parë: 2 vezët dhe 6 lugë sheqer i tundni me mikser në një enë të thellë në një kohëzgjatje prej 5 minutash, deri në fitimin e një mase të trashë.

Hapi i Dytë-Shkuma e Kremit: Në një enë tjetër, gjysmën e shkumës së pluhurit të kremit e përzieni me 125ml qumësht në një kohëzgjatje prej 5 minutash në mënyrë që të fitojmë kremin.

Hapi i Tretë-Kremi i çokollatës: Në një enë hidhni pluhurin e kremi të çokollatës dhe shtoni qumështin e mbetur. Këtë përbërje përzieni 5 minuta me mikser në mënyrë që të fitoni kremit të çokollatës.

Mbi kremin e çokollatës hidhni gjysmën e shkumës së kremit të fituar më parë dhe përzieni masën me mikser. Mbi këtë masë shtoni 5 lugë me arra të bluara dhe përzini së bashku.

Hapi i Katërt: Gjysmën e mbetur të shkumës së kremit hidheni mbi enën ku keni tundur vezët me sheqer dhe përzini me mikser. Pas përzierjes në këtë masë shtoni 5 lugë rrush të thatë dhe përzini së bashku.

Hapi i Pestë: Në një enë tjetër hidhni dhe shtrijeni kremin e bardhë dhe mbi të shtrijeni kremin e çokollatës . Vazhdoni të renditni njëri mbi tjetrin kremrat deri në shtresën e katërt. Dhe akulloren e fituar vendoseni në frigorifer që të ngurtësohet.

Dekorimi: Parfenë e ngurtësuar e nxirrni nga frigoriferi dhe priteni në pjesë në formë katrore të cilat i vendosni në pjatën për servim. Mbi parfe, për dekorim vendosni fletëza të prera të kivit dhe kokrra shege.

SHPËRNDAJE
ParaFile Viçi “Imperial”
PasKulaç prej Mishit të Pulës
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here