Ajo që pe të parën në foto zbulon një qasje të fshehur tënden

0
2

Nëse pe të parën:

Një portret

Je një person që të pëlqen të qëndrosh vetëm, të reflektosh dhe të mendosh për ëndrrat dhe dëshirat e tua. Kjo nuk do të thotë që nuk të pëlqen shoqëria e njerëzve të tjerë, vetëm se ndihesh mirë edhe nën shoqërinë e vetes tënde. Njerëzit mund të shohin si dikush pak jashtë sistemit, por kjo nuk të ofendon sepse je i sigurt në vetvete që asnjë ritual tjetër s’të bën më të lumtur. Je një person shumë sensibël, intuitiv dhe emfatik. Jeni të vetëdijshëm për vetveten dhe dini të krijoni strategji të auto-kujdesit për të shmangur përfshirjen në situata dhe problemet e të tjerë njerëzve.

Hëna

Kush sheh hënën të parën  tenton të jetë shumë alegro dhe i pëlqen festat me shumë ngjyra, muzikë dhe njerëz të ndryshëm. Jeni një person ekstrovers dhe gjithmonë i rrethuar nga njerëz që presin një motiv për të bërë festën e radhës. Jeni kreativ nga natyra dhe ju pëlqen të planifikoni gjëra në jetën tuaj duke u udhëhequr nga gjendja juaj pozitive që ju karakterizon. Megjithatë, keni vështirësi në organizim sepse keni probleme me përqëndrimin dhe nuk para jeni me këmbë në tokë. Kjo mund të prishë planet kreative tuajat.

Një person në kodër

Ata që janë tërhequr nga silueta e një njeriu në kodër janë të mençur dhe realistë. Janë shumë të organizuar dhe të përgjegjshëm në angazhimet e të gjitha fushave të jetës së tyre, gjë që i bën të suksesshëm në punë dhe studime. Gjithashtu kanë zakonin e perfeksionimit në jetën e tyre dhe të të tjerëve. Kjo mund të krijojë disa pakënaqësi në disa marrëdhënie, sepse jo të gjithë e pranojnë rigorozitetin e tyre dhe mund t’i konsiderojnë shumë ambiciozë dhe egoistë.

/shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here