A mund të lindë një fëmijë me dhëmbë, ja çfarë thonë mjekët

0
39

Një bebe fillon të formojë dhëmbët që në javën e 6 në barkun e nënës. Por dhëmbët që zhvillohen zakonisht nuk janë të dukshëm deri në disa muaj pas lindjes. Por ka edhe disa raste kur bebi mund të lindë me dhëmbë të dukshëm.

Këta dhëmbë quhen dhëmbë natal.Megjithatë, janë shumë të rralla rastet që një fëmijë të lindë me dhembë. Dhëmbët e lindjes mund të shfaqen në 1 nga 30,000 bebe. Ndërsa gjinia nuk ka ndonjë ndikim në lindjen me, apo pa dhëmbë natal. A mund të shkaktojnë probleme?

Dhëmbët natalë mund të shkaktojnë një sërë problemesh, si:

• Probleme me pirjen e qumështit, pasi e ka të vështirë të kapë gjirin apo biberonin.
• Për shkak se bebi e ka të vështirë të pijë qumësht, ai mund të ketë mungesë lëndësh ushqyese, gjë që ndikon negativisht në shëndetin e tij.
• Irritim dhe dhimbje të mishrave të dhëmbëve.
• Bebet me dhëmbë natal mund të rrezikojnë dhe mbytjen, për shkak se dhëmbët mund të bien dhe të kalojnë në rrugët e frymëmarrjes së bebit.

A zëvendësohen dhëmbët natalë nga dhëmbët e qumështit?Rreth 90 për qind e dhëmbëve natal janë dhëmbë qumështi dhe do të zëvendësohen vetëm kur të vijë koha e zëvendësimit me dhëmbë të përhershëm, ndërsa 10 për qind e tyre janë dhëmbë shtesë të cilët do të bien e do tu lënë vendin dhëmbëve të qumështit.

A duhet t’i mbajmë apo t’i heqim dhëmbët natalë? Një dentist pediatrik vendos për heqjen, ose jo të dhëmbëve natal të bebit pasi ka ekzaminuar influencën e tyre në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të bebit. Heqja e dhëmbëve natal bëhet nëpërmjet kirurgjisë me anestezi lokale. Por nëse dhëmbët nuk kanë ndikuar në ushqyerjen e bebit dhe kanë rrënjë të forta kirurgjia nuk do të jetë e nevojshme.

 / pernenat/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here