A mund të bëni tatuazh kur jeni shtatzënë dhe gjatë gjidhënies?

0
1

Ekzistojnë hulumtime të kufizuara rreth sigurisë së bërjes së një tatuazhi gjatë shtatzënisë. Nëse një grua zgjedh për të bërë tatuazhe gjatë shtatzënisë, ka disa hapa që ajo mund të ndjekë për të siguruar se ajo po merr të gjitha masat e mundshme për të zvogëluar rreziqet që lidhen me to.

Sigurohuni që personi që realizon tatuazhin të jetë një praktikues i regjistruar si dhe sigurohuni që studio ka hapësira të veçanta për tatuazhe.

Sigurohuni që personi që e realizon ata të përdor doreza dhe mjetet si dhe hapësira ku e realizoni atë të jetë e pastër.

Kontrolloni nëse personi që realizon tatuazhin të përdor një autoklavë, një njësi për pastrimin dhe sterilizimin e pajisjeve ndërmjet përdorimeve, ose pajisjeve të disponueshme.

Sigurohuni që të gjitha ngjyrat që përdoret për tatuazhin janë sterile dhe të pahapura.

Rreziqet

Përderisa siguroheni rreth procedurave të higjienës dhe sigurisë, rreziku i zhvillimit të një infeksioni duhet të jetë mjaft i ulët.

Shqetësimi kryesor në lidhje me realizimin e një tatuazhi kur jeni shtatzënë është rreziku që kjo mund të çojë në një infeksion.

Shanset për të zhvilluar një infeksion janë të ulëta nëse një grua ndjek të gjitha procedurat e sigurisë dhe higjienës.

Megjithatë, këto janë simptomat kryesore të infeksionit nga tatuazhet:

Ethe ose të dridhura;
Qelb, ose skuqje rreth zonës së tatuazhit;
Forcimi i lëkurës në pjesë të tatuazhit;
Linja të errëta që bëhen të dukshme në ose rreth zonës së tatuazhit.

//indeksonline/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here